Atdheu i bën befasinë e bukur Antonelës

Atdheu e befasoi Antonelën.

ShowBiz

23/04/2021 18:46

Atdheu dhe Antonela në puntantën e sontme në “Përputhen” kishin takimin e radhës, shkruan lajmi.net.

Atdheu ishte kujdesur që t’i bënte befasi të këndshme Antonelës, ndërsa ajo e fundit mbeti pa fjalë kur arriti në vendin ku e kishin takimin.

Një vilë me pishinë, e mbuluar me balona e petale trëndafilash, shampanjë e dhurata, ishin pjesë e takimit të tyre.

Antonela i dhuroi një përqafim Atdheut, në shenjë falënderimi për befasinë që ia bëri. Ndërsa, edhe kësaj radhe, dyshja u panë shumë të afërt në takimin e tyre. /Lajmi.net/