Atdhe Xheravina habit me deklaratën: Bora dhe Donaldi do rikthehen…

Ish konkurrenti i "Për'puthen 2" e ka dhënë mendimin e tij në lidhje me romancën e çiftit të famshëm.

ShowBiz

05/12/2021 18:26

Atdhe Xheravina i cili u bë i njohur nga programi i famshëm i dashurisë ka shuar të gjitha dilemat se mes tij dhe Borës ka pasur ndonjëherë diçka më shumë se shoqëri, shkruan lajmi.net.

Edhe Atdheu është përfshirë në situatën Donald-Bora-Beatrix ku ka dhënë mendimin e tij mbi këtë çështje.

I ftuar në emisionin “Fun Club” ai ka thënë se Donaldi duhet të dalë jashtë nëse dëshiron ta ketë Borën sërish në krahët e tij.

“Duket ku anon Donaldi, duket se kë e don. Edhe personi jashtë duket se sa dashuri ka për të. S’ka lekë që e paguan këtë, Big Brother do mbarojë. Patjetër që e dashuron dhe duhet të heqi dorë nga ai 100 mijë euro se nuk ja vlen, as lekët, as spektakli dhe asgjë me e humb një person jashtë. Më duket keq kur gjen ngushëllim te dikush tjetër se e lëndon personin tjetër, në këtë rast Beatriks është viktimë.”, tha Atdheu.

Pjesë nga debati në studio:

Atdhe mendon se Bora me Donaldin mund të rikthehen?

Atdheu: Unë them se duhet të dal jashtë sa më herët. Mendoj se mund të ketë rikthim po doli jashtë sa më shpejt, po i la të gjitha për Borën.

Anaid (ish-fituesi BB): Bora vajzë e fortë nuk rrezikon për një gjë që nuk shkon siç duhet.

Atdheu: Para dashurisë asnjë femër nuk është e fortë./Lajmi.net/

YouTube player