Atalanta – PSG, ky është rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale që po zhvillohet në Lisbonë mes Atalantës dhe PSG-së.

Sport

12/08/2020 21:48

Është skuadra italiane e Atalantës që ka shkuar me epërsi 1:0 në pushimin e pjesës së parë.

Neymar në fillim të ndeshjes pati një mundësi të mirë shënimi, por gaboi para portierit.

Në minutën e 27′, Mario Pasalic i dha epërsinë 1:0 Atalantës./Lajmi.net/