Atalanta merr dritën e gjelbër nga Milan, tani do t’i luajë ndeshjet në ‘San Siro’

Skuadra italiane, Atalanta, ka marrë një lajm të mirë nga skuadra e Milan.

Sport

11/07/2019 20:30

Milan kanë dhënë dritën e gjelbër për skuadrën e Atalantas që kjo e fundit t’i luajë ndeshjet në ‘San Siro’.

Të dyja skuadrat e qytetit të Milanos, si Inter ashtu edhe Milan, kanë aprovuar kërkesën e Atalanta për t’i luajtur ndeshjet e Ligës së Kampionëve në ‘San Siro’, transmeton lajmi.net.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi skuadra është duke rinovuar stadiumin për t’iu përshtatur kërkesave të UEFA.

Kështu, Atalanta do të luajë ndeshjet e Ligës së Kampionëve në ‘San Siro’. /Lajmi.net/