Atalanta kalon në epërsi ndaj Juventusit

Skuadra e Atalantas ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit.

Sport

27/11/2021 18:37

Mysafirët kanë kaluar në avantazh në minutën e 28-të të ndeshjes me anë të sulmuesit Duvan Zapata, gjersa asistimi ka ardhur nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Goli erdhi pas një gabimi në mesin e fushës nga Alvaro Morata dhe me pas me topin e marrë Gjimshiti gjeti për mrekulli sulmuesin Zapata për të kaluar në avantazh skuadra nga Bergamo.

Goli i Zapatas – VIDEO

/Lajmi.net/