Atalanta 4:1 Valencia, notat e lojtarëve

Atalanta ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Valencias në kuadër të përballjes së parë në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

19/02/2020 23:16

Pas vetëm 16 minutash lojë në San Siro, skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Hans Hateboer me një asistim të Alejandro Gomez.

Në minutën e 42’, Josip Ilicic u përkujdes që të dyfishoi epërsinë në 2:0.

Gjatë pjesës së dytë, Atalanta shënoi edhe dy gola të tjerë.

Remo Freuler shënoi për 3:0 në minutën e 57’, ndërsa Hans Hateboer u shfaq edhe njëherë, duke realizuar për 4:0, në minutën e 62’.

E gjitha që bën mysafirët nga Spanja, ishte një gol nëpërmjet Denis Cheryshev, në minutën e 66’./Lajmi.net/