Ata janë frymëzues: Njëri i verbër e tjetri pa duar, por kanë mbjellë 10 mijë pemë (Foto)
Një i verbër dhe bashkëpunëtori i tij i pa duar kanë mbjellë rreth 10 mijë pemë në Kinën rurale gjatë 10 viteve të fundit.
Bota
Një i verbër dhe një tjetër me duar të amputuara kanë kapërcyer aftësitë e tyre të kufizuara, duke u bërë sytë dhe duart e njëri tjetrit.
Jia Haixa dhe Jia Wenqi kanë nisur partneritetin e tyre 10 vjet më parë pasi nuk ishin në gjendje të gjenin vende pune për shkak të dëmtimeve të tyre përkatëse.
Së bashku ata kanë krijuar rrugën e tyre unike të punës që i ka lejuar ata të transformojnë një hapësirë toke prej tre hektarësh, raporton DailyMail Online.
“Unë jam duart e tij” tha i verbëri Haixia. “Ai është sytë e mi. Ne jemi partnerë të mirë”
53-vjeçari ka lindur i verbër në njërin sy. Por në vitin 2000 për shkak të një aksidenti në punë, ai kishte humbur edhe syrin tjetër, duke ngelur tërësisht i verbër, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, Wenqi 53 vjeçar kishte humbur dy duart e tij në një aksident kur ishte vetëm 3 vjeç.
Në vitin 2001, të paaftë për të siguruar punë diku tjetër, ata morën tokë me qira afër lumit nga qeveria lokale, në një përpjekje për të mbjellë pemë për brezat e ardhshëm.
Ata gjithashtu shpresojnë të fitojnë të ardhura modeste nga puna e tyre dhe nga fondet e qeverisë, pasi me punën e tyre po ndihmojë në mbrojtjen fshatit të tyre nga përmbytjet në proces.
Çdo ditë ata të dy bashkë dalin nga shtëpitë e tyre në 7:00 të mëngjesit të “armatosur” vetëm me një çekiç dhe shufra hekuri.
Para se të mund të fillojnë punën e tyre Wenqi ka për t’i ndihmuar shokut të tij të verbër për të kaluar lumin. Ata shprehen të lumtur se me gjithë aftësitë e kufizuara, janë në gjendje që të sigurojnë vetë mirëqenien, pa u bërë barrë për personat tjerë. (lajmi.net)