Astrit Dehari varroset nesër, kjo është agjenda për nder të tij

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka vdekur në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari, do të varroset nesër në orën 14:00.

Lajme

07/11/2016 13:11

Për nder të tij, nesër do të organizohet marsh, i cili do të fillojë para Biblotekës Kombëtare, për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbe, transmeton Periskopi.

Kjo do të jetë agjeda e ditës së nesërme për nder të Astrit Deharit:

11:30 tubim para Bibliotekës Kombëtare dhe fillon Marshi për Astritin deri tek Sheshi Skënderbe!

13:00 mbahet mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar,

14:00 bëhet varrimi i Astritit në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit.