Aspas mposht Messin e Ronaldon

Sulmuesi i Sevillas, Iago Aspas ka mesatare më të lartë të golave se sa yjet më të mëdhenj të La Ligës, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Sport

06/02/2015 17:07

Cristiano Ronaldo? Lionel Messi? Neymar? Jo, një tjetër futbollist ka mesataren më të mirë të golave në bazë të minutave të lojës në Spanjë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Liverpoolit, i huazuar në Sevilla, Iago Aspas i cili ka realizuar 10 gola në 19 paraqitje, mesatarisht një gol çdo 71 minuta lojë.

Aspas në renditje mposht realizatorin më të mirë të La Ligës që ka shënuar gol çdo 72 minuta lojë. Ndërsa, pas portugezit vjen sulmuesi i Barcelonës, Messi me një gol çdo 82 minuta.

Statistika interesante që pa dyshim se do t’i bien në sy edhe Liverpoolit para sezonit të ardhshëm.