Asociacioni nuk është OJQ

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer, thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është OJQ. Ai pohon se nuk do ta ketë as një nivel të tretë të pavarur shtetëror, e as një Republika Srpska.

Lajme

11/12/2013 23:17

Ambasadori gjerman në Kosovës, Peter Blomeyer, thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është  OJQ.

Ambasadori Blomeyer ka thënë në një intervistë për “Kosova Sot’ se karakteri i këtij asociacioni të komunave serbe është i përcaktuar në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve, të datës 19 prill.

“Këtu bëhet fjalë për një asociacion me qëllime të caktuara, brenda kornizës në të cilën komunat mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre në fushat, si zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi apo zhvillimi hapësinor. Kjo ndodh në bazë të një statuti, i cili është duke u përpiluar aktualisht”.

“Unë nuk besoj që termi OJQ i përshtatet këtij asociacioni, por nuk do ta ketë as një nivel të tretë të pavarur shtetëror, e as një Republika Srpska”.

“Ai është një instrument për bashkëpunim të komunave në fushat brenda kompetencave të tyre. Sipas mendimit tim, edhe statuti do të duhej të mbështetej në këtë”, ka thënë ai për “Kosova Sot”.

Blomeyer ka porositur komunat komunat serbe që t’i përmbahen Marrëveshjes së 19 prillit të arritur në Bruksel ndërmjet Kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Dacic.