Asociacioni i Futbollit Gjerman: Rezultati Freiburg – Bayern qëndron
Asociacioni i Futbollit Gjerman ka marrë vendim që rezultati final i ndeshjes Freiburg – Bayern Munich nuk do të ndryshojë.
Sport
Ndeshja e zhvilluar në fundjavën që lamë pas prodhoi jo pak debate pasi në minutën e 86’ në fushën e lojës ishin 12 lojtarë të “bavarezëve”.
Ishte Kinsley Coman ai që dështoi të ndërrohej në kohë me bashkëlojtarin e tij, e për rrjedhojë u dha hapësirë vendasve për t’u ankuar në instancat më të larta të futbollit gjerman, me qëllimin e vetëm që rezultati i takimit të rishqyrtohej, shkruan Goal.com, transmeton lajmi.net.
Për Asociacionin e Futbollit Gjerman, referët nuk e kontrolluan numrin e saktë të lojtarëve në atë situatë dhe e vazhduan lojën, mirëpo qëndrimi i tyrë është se nuk mund të rishikohet tërë rrjedha e ndeshjes për këtë episod.
Ndeshja në fjalë përfundoi 4-1 në të mirë të Bayern Munich, që marshojnë sigurt drejt titullit kampion. /Lajmi.net/