Asociacioni del nga pakoja e Ahtisaarit (Video)

Nuk ka rrezik nga Asociacioni i Komunave Serbe. Ky Asociacion është burim nga Pakoja e Ahtisaarit dhe me krijimin e tij i jepet fund përmbushjes së Pakos. Ky Asociacion nuk e cenon Kosovën në asnjë aspekt, pasi Kosova është një projekt ndërkombëtar dhe ka të gjitha garancitë e nevojshme.

Lajme

17/10/2015 21:16

Profesori Flamur Hyseni thotë se Pakoja e Ahtisarit e njeh Bashkësinë e Komunave Serbe. Ai tha se tani po ndodh vetëm implementimi i Pakos së Ahtisarit, dhe se kjo është në kuadër të Aneksit për Decentralizim.

Hyseni thotë se serbët me Asociacion nuk kanë marrë as më shumë e as me pak se aq sa ju ofron kjo Pako dhe kjo, sipas tij, nuk e dëmton sovranitetin e Kosovës.

As profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, nuk sheh problem konstituiv nga Asociacioni i Komunave Serbe. /Tribuna Channel

YouTube player