Asnjë viktimë dhe 585 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lajme

14/01/2022 14:57

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.

Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforëcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372.

Në total numri i rasteve aktive është 3.339. /Lajmi.net/