Asnjë përforcim
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të përforcimeve në janar, edhe pse ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e sulmuesve të tij deri më tani gjatë këtij sezoni. Gjiganti londinez është në pozitën e tretë në Premierligë, pesë pikë prapa liderit Arsenal. Por, sulmuesit Samuel Eto’o, Fernando Torres dhe Demba Ba…

Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të përforcimeve në janar, edhe pse ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e sulmuesve të tij deri më tani gjatë këtij sezoni.
Gjiganti londinez është në pozitën e tretë në Premierligë, pesë pikë prapa liderit Arsenal. Por, sulmuesit Samuel Eto’o, Fernando Torres dhe Demba Ba kanë realizuar vetëm bashkërisht katër gola mes tyre këtë edicion.
“Nëse më thoni se Aguero ka shënuar 10 ose 12 gola. Negredo 10 ose 12, Dzeko katër ose pesë, Rooney tetë ose 10, Giroud tetë ose 10, Sturridge tetë ose 10, Suarez 10 ose 12, dhe më pyetni mua nëse do të më pëlqente ta kisha në skuadër një sulmues që shënoi 10, 12 gola: Po”, deklaroi Mourinho.
“Nëse do t’i kishim tetë, 10, 12 gola më tepër, do të ishim në krye të tabelës. Ky është realiteti por sulmuesit e mi japin gjithçka për ekipin dhe punojnë shumë. Çka mund të bëjnë më tepër? Ne punojmë, dhe vazhdojmë të punojmë dhe e vetmja mënyrë të shkojmë përpara është duke punuar. Nuk jam duke pritur futbollistë, nuk jam duke kërkuar futbollistë”, u shpreh ai.