Asnjë kërkesë për Mustafin

Sampdoria nuk e ka marrë asnjë ofertë për Shkodran Mustafin. Për këtë ka siguruar drejtori soprtiv i klubit italian, Carlo Osti për ‘For Ever Samp’. Ditëve të fundit flitej se Juventusi ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit shqiptar, të cilin synon ta transferojë gjatë verës në Torino. “Mustafi është njëri prej mbrojtësve të rinj më të…

Sport

07/03/2014 17:30

Sampdoria nuk e ka marrë asnjë ofertë për Shkodran Mustafin. Për këtë ka siguruar drejtori soprtiv i klubit italian, Carlo Osti për ‘For Ever Samp’.

Ditëve të fundit flitej se Juventusi ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit shqiptar, të cilin synon ta transferojë gjatë verës në Torino.

“Mustafi është njëri prej mbrojtësve të rinj më të fortë në Evropë. Është gjerman në koncentrim, i fortë për ta mbuluar kundërshtarin dhe në daljet me topin në këmbë”, ka thënë fillimisht Osti.

“Është e vërtetë se nuk merr shumë para, por e ka një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2017 dhe kemi arritur marrëveshje me menaxherin e tij që të takohemi në fund të sezonit”, shtoi ai.

“Ne nuk na kanë arritur ofertata direkt. Nëse ofertat do të jenë të parezistueshme, do t’i vlerësojmë dhe shqyrtojmë. Është e panevojshme ta premtojmë të pamundurën apo t’i bëjmë njerëzit të ëndërrojnë”, përfundoi Osti.

Mustafi u ftua së fundmi për herë të parë në Përfaqësuesen A të Gjermanisë. Ai mund të ftohet për Botërorin 2014, nëse vazhdon të shfaq formë të njëjtë me Sampdorian deri në fund të sezonit.