Asnjë gjurmë e aeroplanit MH370
Qeveria malajziane i ka publikuar të martën të dhënat satelitore, të cilat janë përdorur për të përcaktuar rrugën e fluturimit të aeroplanit Boing 777, të Malaysia Airlines, i cili është zhdukur që prej datës 8 mars.

Bota
Asnjë gjurmë e aeroplanit, ende nuk është gjetur.
Një ekip ndërkombëtar i hetimit i udhëhequr nga Malajzia, ka ardhur në përfundim se aeroplani kishte fluturuar në jug ndërsa e kishte humbur kontaktin me radarët, 90 minuta pas ngritjes.
Hetuesit besojnë se avioni ka përfunduar në jug të Oqeanit Indian, raporton RFE.
Disa familjarët e 239 personave sa kanë qenë në aeroplanin e zhdukur, e kanë kritikuar qeverinë për mënyrën e trajtimit të këtij rasti, ndërsa kanë kërkuar që të formohet një ekip i pavarur dhe t’i shqyrtoj të dhënat që janë në dispozicion.
Autoritetet malajzinae besojnë se avioni e kishte devijuar rrugën qëllimisht nga rruga që ishte planifikuar të shkonte.
Deri tani dhjetëra shtete kanë marrë pjesë në kërkimin e aeroplanit në Oqeanin Indian, janë hedhur shumë hipoteza rreth zhdukjes së aeroplanit, mundësisë së rrëmbimit të tij, por ende asgjë nuk është konfirmuar.