Askush si Barcelona

Mesfushori Xavi ka thënë se asnjë skuadër në Evropë nuk luan në nivel të njëjtë me Barcelonën. Skuadra e Gerardo Martinos aktualisht kryeson në La Ligë me 37 pikë nga 13 ndeshje dhe mesfushori ka theksuar se edhe pse ekipi nuk është ende në nivelin e tyre më të mirë, ata edhe kështu janë mbi…

Sport

16/11/2013 10:07

Mesfushori Xavi ka thënë se asnjë skuadër në Evropë nuk luan në nivel të njëjtë me Barcelonën.

Skuadra e Gerardo Martinos aktualisht kryeson në La Ligë me 37 pikë nga 13 ndeshje dhe mesfushori ka theksuar se edhe pse ekipi nuk është ende në nivelin e tyre më të mirë, ata edhe kështu janë mbi të gjithë rivalët.

“Ndoshta tani ne nuk jemi në nivel të notës 10. Por, jemi ende jashtëzakonisht lart. Mund ta arrijmë të shkëlqyeshmen, por edhe kështu jemi në rregull”, deklaroi Xavi për Mundo Deportivo.

“Ne duhet të punojmë për të arritur atë nivel. Por, pyetja duhet të jetë? Cila skuadër është duke luajtur më mirë se Barcelona? Asnjëra. Ne jemi në formë të mirë, jemi duke u përmirësuar dhe po avancojmë, edhe pse duhet ta kuptojmë se ka diskutime në klub dhe ky është një klub me kërkesa të mëdha’, përfundoi Xavi.