‘Askush nuk është më i mirë se Guardiola’

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben ka besim të plotë te trajneri i tij, Pep Guardiola, duke thënë se askush tjetër nuk është më i mirë se ai.

Sport

01/02/2015 15:18

Robben është i bindur se në botë nuk ekziston asnjë trajner që është më i mirë se Pep Guardiola, në të cilin ka besim të plotë.

“Guardiola merr frymë në futboll, ai mendon për atë gjë 24 orë në shtatë ditë të javës”, tha Robben për Telefoot.

“Taktikisht, ai është trajneri më i mirë në botë. Është një privlilegj të punojmë me të. Unë jam në moshën 31 vjeçare, por ende mësoj gjëra të reja nga ai”, përfundoi holandezi.