”Askush nuk do t’ju dojë ndonjëherë më shumë se unë”, letra emocionuese e De Rossit para lamtumirës

Daniele De Rossi do të largohet nga Roma pas plotë 18 viteve, por nuk do ndjek shembullin e Francesco Totti pasi do vazhdoj të luajë.

Sport

26/05/2019 16:25

Një ikon tjetër e ekipit romak largohet, i cili ka shpenzuar tërë karrierën me ‘Giallorossi’, duke realizuar mbi 600 paraqitje.

Ai ka qenë lojtar i Romës që nga viti 2000, bashkë me Tottin – duke e mbajtur edhe shiritin e kapitenit pas largimit të këtij të fundit, transmeton lajmi.net.

Mesfushori italian paraqitjen e fundit përpara tifozëve të vetë do ta bëjë ndaj Parmës sonte, ndërsa ai ka shkruajtur një letër mjaft emocionuese për të gjithë ekipin e Romës dhe personat tek të cilët ai ka gjetur mbështetje më shumë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të De Rossit:

Pse qesh djalosh? 
Jam i lumtur!
Pse je i lumtur? 
Kam fanellën e Romës.
Nuk është se e ke fallco? 
Jo jo, numrin ma ka qepur gjyshja ime…
E nëse të them që këtë fanellë do ta veshësh për më shum se 600 herë? 
Mua do më mjaftonte edhe vetëm një ndeshje e vetme…

Kur shikoj fotot e mija ndër vite me Romën, kuptojë sa unë jam me fat, një fat që e kam krijuar me shumë punë dhe dashuri e mirënjohje.
Ka qenë një udhëtim i gjatë dhe emocionues i shoqëruar nga dashuria për këtë ekip .

Nuk dua ta lë këtë mirënjohje të pezulluar në ajër sepse, ndërsa e shkruaj fjalën faleminderit, konceptet abstrakte nuk më vijnë në mendjen time, por kujtimet dhe ndjenjat, fytyrat dhe zërat.

Më lejoni të falënderojë të gjithë Romën që kam njohur:

Familjen Sensi dhe presidentin Pallotta.

Të gjitha gratë dhe burrat që kanë punuar në Trigoria gjithë këto vite.

Trajnerët që më kanë stërvitur, ç’do kush prej tyre më ka dhënë diçka, pa përjashtimin e asnjërit.

Stafin mjekësor që më kanë kuruar, Damianon, pa të cilin prezencat e mija me këtë fanellë do kishin qenë sigurisht më të pakta.

Shokët e mi të ekipit, pjesa më intime e punës time: janë familja ime. Përditshmëria e punës dhe e dhomave të zhveshjeve të Trigorias do jetë ajo që do më mungojë më shumë.

Brunon, i cili shikoi te unë diçka dhe më solli në këtë sektor të rinjësh fantastik. Është aty që një mëngjes gushti, njoha Simonen dhe Mancion, të cilët më kanë qëndruar në krah deri sot dhe do më qëndrojnë gjithë jetën.

Faleminderit edhe Davide, edhe ai përkrah meje për të gjith jetën.

Faleminderit Francescos. Shiriti kapitenit që trashëgova e mora nga duart e një vëllai, e një kapiteni të madh dhe lojtarit më të madh që unë kam shikuar të veshi këtë fanellë.
Nuk i rastis të gjithëve të luajnë 16 vite pranë idhullit të tyre. Ia kthejë tani këtë shirit, me respekt, Alessandros. Një vëlla tjetër që jam i sigurt që do të jetë i denjë.

Faleminderit babait dhe mamas që më rritën duke më dhënë dy vlera që janë çdo ditë me mua: mos i bëj të tjerëve atë që nuk dëshiron që të tjerët të bëjnë ty dhe jepi një dorë kujt është në vështirësi.

Faleminderit Ostias, njerzëve të saj dhe detit të saj që më ka rritur i vogël, shoqëruar si adoleshent dhe mirëpritur tani.

Faleminderit edhe kujt më ka mbështetur dhe duruar në murat e shtëpisë, sepse dashuria që me këni dhënë ju, më ka bërë të ndihem njëri nga ju në fushë. Keni qenë arsyeja pse shumë herë kam zgjedhur të qëndrojë në këtë qytet. Nesër do jetë hera e 616-të që do e konsiderojë këtë zgjedhje, zgjedhja e drejtë dhe e duhur.

Me 26 maj të disa vitëve më parë përjetuam një ditë ku menduam që më pas nuk do t’u kthenim më dot kurrë së qeshurës. E mendoja edhe unë, deri kur një ditë, shikova një tatuazh të një tifozi në internet ku shkruante: “27 maj 2013, megjithate era fryn ende”.

Nuk e di kush e kishte bërë atë tatuazh, por jam i sigurt edhe në këtë 27 maj, era do vazhdojë të fryj edhe pa mua.

Kurrë si këto ditë nuk e kisha ndjerë dashurinë tuaj: më ka rrëmbyer dhe më ka mbushur zemrën. Kurrë si këto ditë ju kam shikuar të bashkuar për diçka. Tani, dhurata më e madhe që mund të më bëni është të lini me një anë urrejtjen dhe të gjithë të bashkuar të rifillojmë të frymë për të shtyrë te vetmen gjë që kemi në zemër, gjënë që vjen përpara gjithçkaje dhe çdo kujt: Romën.

Askush nuk do t’ju dojë ndonjëherë më shumë se unë.

Mirupafshim”. /Lajmi.net/