Asisti maestral i Kosovare Asllanit i siguron çerekfinalen Suedisë

Suedia ka arritur fitore minimale ndaj Kanadës, ndërsa Kosovare Asllani dhuroi një tjetër përformancë të shkëlqyeshme.

Sport

24/06/2019 23:10

Suedia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës për femra, pas fitores së madhe të realizuar ndaj Kanadasë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 55’ me anë të Blackstenius, e cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin maestral të Asllanit, raporton lajmi.net.

Kanada kishte mundësinë të barazonte rezultatin, por Beckie (69’) dështoi nga pika e bardhë.

Kosovare Asllani përveç asistimit të sotëm, ka realizuar në asist tjetër dhe dy gola në katër ndeshje në KB, dhe padyshim është pika referente e ekipit skandinav.

Ndeshja e ardhshme e Suedisë do të jetë ndaj Gjermanisë, që do luftojnë për një vend në gjysmëfinale. /Lajmi.net/