Ashtu siç edhe pritej ‘Shqiptar’ nga Unikkatil dhe Mozzik arrin suksesin e parë

23:45 | 22 Korrik 2019

Dueti i Mozzik dhe Unikkatil arrin shifrën jubilare në Youtube.

Unikkatil dhe Mozzik dje publikuan definitivisht njërën nga hitet e këtij viti ‘Shqiptar’ e cila arriti edhe suksesin e parë, shkruan lajmi.net.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Mozzik në Youtube në pasditen e së dielës me ç’rast arrit një milion klikime brenda 24 orëve.

Kujtojmë se me 27 korrik Unikkatil do të mbaj koncertin e tij të dytë në Kosovë këtë herë në qytetin e Mitrovicës ku do performoj edhe Mozzik. /Lajmi.net/