Ashton konfirmon vëzhgimin

Catherine Ashton i shkruan Presidentes Jahjaga. Konfirmon pjesëmarrjen e vëzhguesve europianë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Thotë se zgjedhjet paraqesin hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Lajme

26/09/2013 19:00

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton, i ka dërguar letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për ta njoftuar zyrtarisht për dërgimin e misionit të BE’së për monitorimin e zgjedhjeve komunale që mbahen me 3 nëntor në Kosovë.

“Zgjedhjet komunale të 3 nëntorit paraqesin një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe unë nga afër po i përcjell përgatitjet për to në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE’ja. Me 8 shtator, e kemi shqyrtuar progresin me Kryeministrin Thaçi dhe Kryeministrin Daçiq për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë me pjesëmarrje sa më gjithëpërfshirëse”.

“Pas konsultimeve me shtetet anëtare dhe Parlamentin Evropian, më vjen mirë t’ju njoftoj se Misioni Monitorues i Zgjedhjeve i BE-së do të dërgohet. Jam e bindur se misioni do të kontribuojë në përmirësimin e transparencës së procesit dhe i kam udhëzuar zyrtarët tonë të kontaktojnë më autoritetet përkatëse për t’i diskutuar të gjitha aspektet teknike para dërgimit të Misionit Monitorues të Zgjedhjeve”.