Ashton dënon sulmin
Catherine Ashton dënon sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX'it në Veri të Kosovës. Shefja e Diplomacisë së BE’së thotë se unioni është i vendosur që të vazhdojë angazhimin në Kosovë dhe do ta çojë punën e vet përpara në lehtësimin e dialogut.
Lajme
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian Catherine Ashton dënoi ashpër sulmin në veri të Kosovës i cili i mori jetën një polici të EULEX’it.
“Isha thellësisht e pikëlluar nga vdekja e pjesëtarit lituanez të EULEX’it në veri të Kosovës. Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe miqve të viktimës.”
“E dënoj me fjalët më të ashpra të mundshme këtë sulm i cili çoi në vrasjen e një pjesëtari të stafit. Kryesit e kësaj vepre duhet të sillen para drejtësisë”.
“Bashkimi Europian është i vendosur që të vazhdojë angazhimin e vet në Kosovë dhe do ta çojë punën e vet përpara në lehtësimin e dialogut”.
“U bëj thirrje të gjitha palëve t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i implementuar marrëveshjet e arritura, për t’i normalizuar marrëdhëniet dhe përmirësuar jetët e njerëzve në veri të Kosovës”.