Ashley Graham bën ndryshimin e papritur në dukje

Modelja befasoi me dukjen e re.

ShowBiz

03/03/2021 11:17

Modelja e famshme Ashley Graham shumë herë ka dëshmuar se nuk ka fare komplekse, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk e ka problem të dalë e padepiluar, pa grim, e duke ushqyer fëmijën me gji, ani pse nuk mungojnë kritikat për këtë gjë.

Së fundi, Ashley ka treguar ndryshimin që ka bërë në dukje, duke prerë balluket shumë shkurt.

Për këtë ndryshim, ajo u inspirua nga protagonistët e James Bond, ku befasoi të gjithë me guximin.

Madje, në një foto, ajo krahasoi flokët e saj dhe të aktorit, që duken pothuajse njësoj. /Lajmi.net/