Ashkalinjtë në mes mjerimit dhe shpresës, kërkojnë që fokusi të mos jetë vetëm te serbët

Ashkalinjtë e Kosovës vazhdojnë në jetojnë në kushte të rënda. Sigurimi i kushteve elementare për jetesë është sifdë pothuajse e përditshme. Gjendjen më të vështirë e bën  acari dimëror që po mbretëron këto ditë në vend.

Lajme

15/02/2021 20:20

Asgjë nuk duket të jetë e lehtë për këtë komunitet, që jeton në Plemetin të Obiliqit, e sidomos për rinjtë që vazhdojnë të jetë të papunë, raporton Lajmi.net.

Sulltan Berisha, 18 vjeçar, ka treguar për lajmi.net se pas zgjedhjeve shpreson të gjejë një vend pune.

“Ne kemi nevojë për punësim më së shumti, sepse në punë nuk jemi, asgjë jo… Deri tash nuk kanë bërë asgjë sepse kanë vjedh.. Kemi nevojë për shtëpi a najsen sepse jemi duke jetuar në banesa aty”

Objektet kolegtive të banimit në Plemtim janë në të dëmtuara rëndë, duke i bërë të rrezikshme për banorët aty.

Por, pavarësisht kësaj shpresa ende mbetet. Si qytetarë të Kosovës edhe ashkalinjtë e Plemetinit iu drejtuan kutive të votimit, duke besuar në ndryshim.

Përfaqësuesi i këtij komuniteti në Plemtin,  Bajrush Berisha, ka thënë për lajmi.net  se shteti duhet të fokusohet më shumë në këtë komunitet pakicë dhe jo vetëm tek serbët.

“Në tërësi Qeveria e Kosovës prioritet i kanë dhënë nonstop serbëve. Ne e kuptojmë pse i’u kanë dhënë dhe duhet me i’u dhënë edhe atyre që të jenë pjesë përbërëse e Republikës së Kosovës . Shtet rezervë ne nuk kemi . Mirëpo, duke pas parasysh që ata nonstop, do kërkesë e tyre, si punësimi@, ka thënë ai.

Duke parë mënyrën jetesës së komunitetit, kritikat për institucionet e vendit nuk i kursen as Habib Gashi, nga  partia PAIS.

“Gjendja e ashkalinjëve në Kosovë, deri tani kanë qenë shumë të anshkaluar nga çdo ministër që ka ardhë në pozitë në Republikën e Kosovës. Mendojmë që me ministrin e  ri, që tash do të marrë pozitën e vetë nga rivalët e ndryshëm, do të mundohemi të bëjmë koalicion dhe do të mundohemi të bëjmë një marrëveshje që me pas sabilitet, punësim, gjendje ekonomike pak më të mirë se deri më tani. Jemi duke tentu për një të mirë të Kosovës, të komunitetit ashkali dhe po mendojmë që do të bëhet mire”, është shprehur ai.

Në këto zgjedhje, komuniteti ashakli shpreson që të përfaqësohet në kuvend së paku me dy deputetë. Në mesin e këtyre kandidateve është edhe Emran Maliqi.

Përmirësimi i gjendjes së ashkalinjëve në Kosovë, Maliqi ka thënë  se ka pas mundësi të bëhet kohë më parë, por ka arsye pse nuk ka ndodhur.

“ Pritja kryesore nga këto zgjedhje të parakohshme është ndryshimi. Ajo është që na nevojitet më së shumti për komunitetin ashkali. Besoj që kësaj here kemi arritë me bind popullatën që ka njerëz dinjitoz, të aftë që më i mbrojtë interesat e tyre, interesat kombëtare dhe shpresojmë që do at kemi deputetin tonë. Ne kemi pas mundësi ta ndryshojmë gjendjen më herët, por fatkeqësisht kemi pas liderë joseriozë, të korruptuar dhe liderë që nuk e kanë pas interesin e popullit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, komuniteti ashkali deri tani ka pas një përfaqësues në Kuvendin e Kosovës./Lajmi.net/

YouTube player