Më shumë se 800 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar të martën nga policia në një zonë të thellë malore të Tropojës.
Lajme
11/08/2015 22:30
Policia njofton se pas disa kontrolleve në Lekbibaj, është gjetur një parcelë me 840 bimë narkotike, ndërsa pranë parcelës është gjetur edhe një karikator automatiku dhe 15 fishekë.
Efektivët e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit./Top Channel