Asgjësohen 560 bimë narkotike në Krujë

560 bimë narkotike të dyshuara si kanabis janë asgjësuar nga policia e Krujës duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Koordinata”.

Lajme

09/07/2015 20:19

Bimët ndodheshin në 6 parcela me rreth 560 bimë në një sipërfaqe prej 100-200 m², ndërkohë policia pasi ka asgjësuar një pjesë dhe një pjesë e ka djegur po heton nëse bimët janë kanabis sattiva.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”