Asgjësohen 1447 bimë narkotike në Shkodër
Gjatë ditës së sotme në Shkodër të Shqipërisë janë buluar rreth1447 bimë narkotike kanabis. Bimët narkotike janë asgjësuar, ndërkaq kultivuesit janë në ndjekje.

Lajme
Rreth 470 rrënjë kanabis janë gjetur e asgjësuar në fshatin Mazrek, 927 bimë narkotike janë zbuluar në fshatin Vukjakaj, ndërsa 50 rrënjë kanabis sativa u gjetën në fshatin Mezi.
Asgjësimi i 1447 bimëve narkotike u bë me anë të djegies, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës./Gazeta Shekulli