“Asgjë Sikur Dielli” do të performojë në Hardh Fest
Festivali i vjeljes së rrushit, "Hardh Fest" ka konfirmuar se nga performuesit kryesor të koncertit 2-netësh do të jetë grupi i famshëm "Asgjë Sikur Dielli".

ShowBiz
Konfirmimi ka ardhur me anë të një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të festivalit.
Përveç kësaj, edhe grupi ka konfirmuar këtë gjë, duke e shpërndarë postimin në Facebook.
“Jemi shumë të gëzuar që pas një kohë të gjatë po kthehemi në Rahovec, për të performuar në Hardh Fest”, shkruhet në postim.
Hardh Fest, ndër të tjerash, do të ketë koncerte për 2 netë rresht, në lokacionin e ri të quajtur “Konak”, ku do të ketë edhe tenda për të fjetur.