lajmi.net

Asgjë më shumë se barazim (Video)

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te skuadra e WBA-së, duke vërtetuar edhe një herë se idea e Van Gaalit për revolucion te skuadra, nuk është duke funksionuar ende.

Sport

20/10/2014 23:50

Me të filluar takimi, saktësisht në minutën e 8’, pas një kundërsulmi perfekt, Sessegnon shënon një supergol për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 48’ i sapo futuri në lojë, Marouane Fellaini shënon një gol të bukur për të barazuar rezultatin. Sidoqoftë, në minutën e 66’ Berahino arrin ta mposhtë De Gean për të rikthyer epërsinë e skuadrës së tij.

Në minutën e 87’ Daley Blind shënon një gol të bukur për të barazuar rezultatin dhe për ti dhënë një pikë skuadrës së tij.

Me këtë barazim, United është në kuotën e 12 pikëve dhe gjindet në vendin e gjashtë të Premier Ligës, plotë dhjetë pikë më pak se lideri, Chelsea.

Video

Asgjë më shumë se barazim (Video)

Skuadra e Interit nuk ka arritur asgjë më shumë sesa një barazim, në udhëtimin e vështirë te skuadra siciliane, Palermo.

Sport

21/09/2014 23:38

Ndeshja filloi shumë mirë për vendasit të cilët arritën të realizojnë me Vazquez në minutën e tretë të takimit.

Pas disa përpjekjeve, në minutën e 42′, Mato Kovacic realizon për të barazuar rezultatin.

Në vazhdim ndeshja ishte mjaft e qetë dhe në këtë mënyrë përfundon me rezultat të barabartë 1-1, rezultat ky i cili i përshtatet më shumë skuadrës së Palermos.

Interi tani gjindet në kuotën e pesë pikëvë në vendin e gjashtë, ndërsa Palermo ka dy pikë në vendin e 16.

Video

LM