Asensio, larg nga Reali
Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio nuk është ftuar për miqësoren ndaj Galatasarayt për shkak se do të largohet nga klubi në ditët e ardhshme.

Sport
Real Madrid ka publikuar listën e përbërë nga 21 futbollistë për miqësoren kundër Galatasarayt.
Dhe, në të përveç futbollistëve të lënduar, mungon edhe Marco Asensio.
Mesfushori nuk është grumbulluar sepse do të largohet nga klubi në ditët e ardhshme, raportojnë mediat spanjolle.
Lista:
Portierët: Keylor Navas, Casilla, Rubén Yáñez.
Mbrojtësit: Sergio Ramos, Nacho, Marcelo, Carvajal, Arbeloa, Danilo.
Mesfushorët: Kroos, James, Bale, Casemiro, Modric, Cheryshev, Isco, Illarra.
Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Lucas Vázquez, Jesé, Borja Mayoral.