Asani flet për Lajmi.net për largimin e mundshëm nga Koreja Jugore dhe rikthimin në Evropë (Video)

Futbollisti shqiptar nga Shkupi, që luan në Korenë Jugore më skuadrën Gëangju është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Lajmi.net. Jasir Asani, i ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë me dy golat e shënuara në kualifikimet e “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Polonisë në fanellën e Shqipërisë. Asaniu ka folur për mundësinë e largimit…

Sport

18/09/2023 23:26

Futbollisti shqiptar nga Shkupi, që luan në Korenë Jugore më skuadrën Gëangju është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Lajmi.net.

Jasir Asani, i ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë me dy golat e shënuara në kualifikimet e “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Polonisë në fanellën e Shqipërisë.

Asaniu ka folur për mundësinë e largimit nga Koreja.

“Pas cdo suksesi ka oferta. Ia kam lënë në dorë menaxherit. Ka pasur shumë kontakte. Do tia lëmë kohës. Nuk dua tani të mendoj për ekipet që e kanë kontaktuare menaxherin, por për suksesin me ekipin në Kore”, theksoi Jasir Asani për Lajmi.net.

Asani është 28-vjeçar. Ai ka luajtur më parë te Partizani i Tiranës, Kisvarda, AIK, Vardarin, Pobedën dhe FC Shkupin.