Asamblisti i VV-së në Prishtinë ofendon rëndë, LDK-në i quan hajna e jugosllavë, votuesit mjerana

Koalicioni LDK – Vetëvendosje nuk ndodhi para zgjedhjeve – ndërsa u përfol si i sigurtë pas zgjedhjeve.

Lajme

11/10/2019 18:10

Mirëpo sot, në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, është marrë vendim të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve për të marrë vendimin rreth kësaj çështje.

E kjo, siç duket nuk po i pëlqen aspak Vetvendosjes e aktivistëve të kësaj partie.

Besnik Mujeci, asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka reaguar 4 herë brenda një ore në llogarinë e tij në Facebook.

Ai fillimisht i ka quajtur jugosllavë e hajna anëtarët e vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mujeci nuk priti të kalonin shumë minuta kur akuzoi KQZ-në për rinumërimin e votave, duke i quajtur hajnda të gjitha partitë që kanë qeverisur tash e 20 vite në Kosovë.

Pak më vonë Mujeci ka kërcënuar se Lëvizja Vetëvendosje do ta bllokojë qytetin e Prishtinës dhe qeverisja për partitë e tjera do të mbetet vetëm në fshatra.

E krejtësisht në fund, ai i ka quajtur votuesit e LDK-së, mjeranë, duke shprehur revoltë ndaj reagimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me koalicionin me VV-në.

Qëndrime të njëjta, fyerje dhe sharje kishte pasur nga aktivistët e Vetëvendosjes edhe pas dështimit për arritje të marrëveshjes për një koalicion parazgjedhor midis LDK-së e VV-së. /Lajmi.net/