Asamblisti i PDK-së: Bahtiri punësoi Avni Zogianin ne kabinet, ai nuk del kurrë në punë në Mitrovicë

Asamblisti i PDK-së në Mitrovicë, Remzi Rrahmani ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin e kësaj komune, Faruk Mujka për punësime mbi baza partiake dhe familjare.

Lajme

04/12/2020 21:23

Rrahmani përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj faktit që anëtari i Vetëvendosjes nga Fushë Kosova, Avni Zogiani merr pagë pa dalë fare në punë si i punësuar në kabinetin e kryetarit tê Mitrovicës.

“Meqë Faruk Mujka po na tregojka se disa po e shesin shpirtin e trupin dhe po vazhdojnë të shesin moral, unë këtij të fundit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës po u’a bëj një pyetje. Pse Avni Zogjani është i punësuar tash e sa muaj në kabinetin e Kryetarit të Mitrovicës dhe kurr nuk paraqitet në punë, pra merr pagë pa punuar fare? Pastaj, pse nuk paska mundësi të punësohet një i ri apo e re mitrovicase, po po u dashka një person nga Fushë Kosova?”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/