Asambleisti i VV-së i vendos një letër Ramës në foltore gjatë betimit, ndërhynë Sokol Havolli

Përparim Rama ka dhënë betimin për një mandat të ri 4 vjeçar në Prishtinë. Gjatë fjalimit të tij në foltore, asamblesti i VV-së Egzon Azemi i ka vendosur një letër duke aluduar se fitorja e Ramës ishte meritë e koalicionit LDK-PDK-AAK-NISMA. Letrën e ka larguar në shpejtësi Sokol Havolli i LDK-së. Azemi pas fjalimit të…

Lajme

09/12/2025 10:49

Përparim Rama ka dhënë betimin për një mandat të ri 4 vjeçar në Prishtinë.

Gjatë fjalimit të tij në foltore, asamblesti i VV-së Egzon Azemi i ka vendosur një letër duke aluduar se fitorja e Ramës ishte meritë e koalicionit LDK-PDK-AAK-NISMA.

Letrën e ka larguar në shpejtësi Sokol Havolli i LDK-së.

Azemi pas fjalimit të kryetarit mori fjalën ku tha se letra e vendosur mbante shënim urime koalicioni LDK-PDK-NISMA-PSD.

“E vendosëm disa here edhe një urim aty tekë emri i kryetarit ku shkruante ‘urime koalicioni LDK-PDK-NISMA-PSD’ edhe tjera se ka shumë . Nuk e di pse po ju pengon asamblistëve të këtij subjekti ky urim pasi që një gjë e tillë po dëshmohet me vetë propozimin e Kryesuesit të Kuvendit.Grupi më i madh parlamentar në këtë rast LDK pati rastin ta propozojë Kryesuesin dhe nuk e propozon ndërkohë për urimin për një koalicion kaq gjigant e mohojnë dhe e largojnë letrën. Ju lutem veç keni durim”, tha ai

.Azemi duke thënë se nuk e kupton inatin e Sokol Havollin, tha se për kryesues propozon Sokol Halitin.

“Nuk e kuptoj inatin e Sokolit ndoshta nga arsyeja që nuk e kanë propozu Sokolin, për me zbutë këtë inat të Sokolit unë e propozojë Sokolin për Kryesues të Kuvendit./Lajmi.net/