Asambleisti i Vetëvendosjes e quan Shpend Ahmetin ‘mangup dhe frikacak’

Asambleisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit, pas debatit të nxehtë që u zhvillua sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Lajme

06/08/2018 14:23

Përmes një statusi në Facebook, Azemi e quajti Ahmetin ‘mangup edhe frikacak’, pasi ky i fundit i tha ‘mshele gojën’ gjatë mbledhjes.

‘Çfarë Shpendi, edhe mangup edhe frikacak’, është postimi i plotë që ka bërë asambleisti i Vetëvendosjes në rrjete sociale.

Debati u bë për telashet në ndërmarrje publike banesore në kryeqytet, ndërmarrje e cila nuk ka kryeshef ekzekutiv për shkak të mosmarrëveshjeve PSD-VV.