Asadi thotë se sulmet e Rusisë kanë zvogëluar ISIS-in, për dallim nga ato të ShBA-ve

Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad, ka deklaruar se pjesëmarrja e Rusisë në luftën e vendit të tij ka sjellë ndryshime të rëndësishme dhe zvogëlim të ISIS-it në këtë vend, shkruan BBC.

Bota

02/12/2015 13:56

Rusia, ka filluar në shtator sulmet ajrore në Siri. Asad për televizionin çek ka thënë se sulmet ajrore të SHBA-ve nuk e kanë zvogëluar ISIS-in, por këtë e kanë bërë bombardimet ruse.

Përveç kësaj, presidenti sirian e ka dënuar rrëzimin e aeroplanit rusë nga forcat turke.

Sipas tij, prej se SHBA është përzier, ISIS është zgjeruar si dhe është rritur numri i rekrutimit të luftëtarëve nga e gjithë bota.

“Por prej se Rusia ka filluar luftën ISIS është zvogëluar, si Al Nusra e edhe grupet tjera terroriste. Faktet e tregojnë këtë”, ka thënë Asad.

Siç ka thënë ai, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka humbur nervat për shkak të intervenimit rus.

“Mos suksesi i Erdoganit në Siri dhe mos suksesi i grupeve të tij terroriste do të thotë rënien e tij politike”, ka thënë presidenti i Sirisë.

Asad po ashtu ka deklaruar se paqja në Siri do të v ijë kur Perëndimi dhe aleatët e tij në Lindjen e Mesme do të ndalojnë të mbështesin terroristët.