As Zvicra nuk do të ketë më sekret bankar

Në luftën kundër evazionit fiskal janë 47 vende, duke përfshirë edhe Zvicrën dhe Singaporin, që do të shkëmbejnë automatikisht të dhënat bankare. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi se është nënshkruar të martën një memorandum mirëkuptimi në Paris.

Bota

07/05/2014 20:26

Vendet pjesëmarrëse angazhohen për të siguruar ndër të tjera bazën ligjore të nevojshme. Standardet e reja parashikojnë shkëmbimin automatik të të dhënave mes autoriteteve tatimore të vendeve në fjalë, për të parandaluar shmangien e taksimit në investimet e parave të tyre në mënyrë të fshehtë jashtë vendit.

Nënshkruesit përfshijnë të gjitha 34 vendet e OECD-së, përfshi Luksemburgun, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën, që konsideroheshin si vende oaza të taksave. Përveç kësaj, 18 shtete nuk janë anëtarë të OECD-së, duke përfshirë edhe Kinën dhe qendrën e rëndësishme financiare, Singaporin.

Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria e kishte quajtur standardin e ri një përparim të madh të samitit të G -20. Si shembull të ligjit tatimor është marrë ai FATCA i SHBA-ve, që detyron institucionet e huaja financiare për shkëmbim automatik të të dhënave bankare dhe de fakto anulon sekretin bankar. (Albinfo.ch)