‘AS’ zbulon ofertën e Real Madridit për Mbappe

Real Madrid po bëhen gati të nisin operacionin për transferimin e Kylian Mbappe.

Sport

05/12/2019 09:48

‘Los Blancos’ po planifikon të përfshijë Vinicius Junior në çdo ofertë që do të bëjnë për Kylian Mbappe, raporton AS, përcjell lajmi.net.

Gjigantët e La Ligas e kanë bërë sulmuesin e Paris Saint Germain objektivin e tyre të parë për afatin kalimtar veror.

Sipas ‘AS’, Real Madrid do të përfshijnë në ofertën e tyre sulmuesin brazilian, Vinicius Junior, dhe një shumë të caktuar të hollash.

Kylian Mbappe sot konsiderohet lojtari më premtues i së ardhmes. Ai vetë ka pranuar se një ditë do t’i pëlqente të vishte fanellën e Real Madridit./Lajmi.net/