AS: Tchouameni dhe Rudiger startojnë sot

E përditshmja spanjolle ‘AS’ ka raportuar se Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchoaumeni do startojnë sot për Real Madridin. Real Madridi e nis sot në udhëtim ndeshjen e xhiros së parë në La Liga, ndaj Almerias. Carlo Ancelotti në këtë takim nuk do të llogarisë në shërbimet e Rodrygos dhe Carvajal (për shkak të problemeve muskulore),…

Sport

14/08/2022 13:59

E përditshmja spanjolle ‘AS’ ka raportuar se Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchoaumeni do startojnë sot për Real Madridin.

Real Madridi e nis sot në udhëtim ndeshjen e xhiros së parë në La Liga, ndaj Almerias.

Carlo Ancelotti në këtë takim nuk do të llogarisë në shërbimet e Rodrygos dhe Carvajal (për shkak të problemeve muskulore), kurse pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm.

Sipas raportimeve të ‘AS’, trajneri italian do të fillojë ndeshjen me dy ardhjet e reja, Tchouameni dhe Rudiger.

Të dy kanë bërë debutimin e tyre në një ndeshje zyrtare për Realin, pasi kishin disa minuta në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Frankfurtit (ndeshje që ‘Mbretërit’ triumfuan 2:0).

Almeria – Real Madrid luhet sot, me fillim nga ora 22:00./Lajmi.net/