AS: Ronaldo do largohet, PSG ose Real Madrid destinacionet e vetme

Gazeta e njohur spanjolle, “Diario AS”, pretendon se sulmuesi Cristiano Ronaldo ende dëshiron largimin nga Juventus, me kalimin e mundshëm te PSG-ja ose rikthimi te Real Madrid.

Sport

02/08/2021 16:40

Ronaldo ka hyrë në sezonin e fundit me “Zonjën e Vjetër” dhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved ka siguruar se do qëndrojë për edicionin 2021-22, transmeton lajmi.net.

Me Manchester United që është jashtë garës, PSG thuhet se është opsioni më ideal.

Kjo do ndodhte nëse Kylian Mbappe do shitet te Real Madrid, por AS ka zbuluar një tjetër teori alternative.

Në Real Madrid nuk mund ta blejë Mbappe, ata do shohin portugezin si prioritet.

CR7 nuk kishte plan të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, por marrja e drejtimit nga Carlo Ancelotti që ka raporte të forta ka ndikuar që të ndryshojnë gjërat.

Ronaldo vazhdon të jetë golashënues i fortë duke shënuar 36 gola në 44 ndeshje edicionin e kaluar me Juventusin, duke qenë golashënuesi numër një në Seria A me 29 gola në 33 ndeshje, pa përmendur që ishte edhe golashënuesi numër një në “Euro 2020”.

Ronaldo ka kaluar nëntë vite te Real Madrid para se të kalonte te Juventus për 117 milionë euro në vitin 2018./Lajmi.net/