“As lirinë e Kosovës nuk po e dua shkaku yt…”, Nasim Haradinaj shkruan për Thaçin – mesazh kundërshtarëve të tij

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë e tij në QKUK. “Të urrej, sepse atëherë s’kisha guxim. Ti më turpërove atëherë kur more pushkën dhe dole në mal..”, ishin vargjet që nisi shkrimin e tij Haradinaj si mesazh për kundërshtarët…

Lajme

15/03/2025 08:11

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë e tij në QKUK.

“Të urrej, sepse atëherë s’kisha guxim. Ti më turpërove atëherë kur more pushkën dhe dole në mal..”, ishin vargjet që nisi shkrimin e tij Haradinaj si mesazh për kundërshtarët e Thaçit.

“As lirinë e Kosovës nuk po e dua shkaku Yt…Këto vargje që lexova ma sollën ketë mendim..Këtu kanë mbrri disa pinjollë titistë e të trimëruarë fatkeqësisht në parti lufte deri sa u siguruan qe tani mundë bëjnë distancimin e tyre të pa turpshëm . Ashtu siq e bën dhe po e bëjnë edhe disa langareca anë e kënd partive kush haptazi e kush mēsheftazi..!!”, shkroi Haradinaj.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Haradinajt:

Të urrej, sepse atëherë s’kisha guxim.

Ti më turpërove atëherë kur more pushkën dhe dole në mal , ti e deshte lirinë me shum se un, ishe më trim , e un ika , ika dhe nga larg te akuzova per çdo betejë ku ti luftoje , nga larg ta merrja inati . Ta merrja inati sepse më poshtërove me trimërinë tënde, edhe tash ta kam inati , tash po ta kthej duke vjell vrër per ju, sepse jam i lig.

Tash duhet të të urrej, sepse ndryshe nuk mund ta arsyetoj mungesën time në rresht me ty.

Po ndihem rëndë kur nipërit e mbesat po shkruajnë vargje për UÇK-në shkruajnë për ty e un ta kam inati dhe flas keq për ty

Edhe pak, kur të rriten, do të më pyesin: “Ku ishe ti?”

Fytyrën do të ma marrin. E unë do të të urrej deri në frymën e fundit, sepse më ke poshtëruar me guximin tënd.

As lirinë e Kosovës nuk po e dua shkaku Yt……..

Këto vargje që lexova ma sollën ketë mendim ….

Këtu kanë mbrri disa pinjollë titistë e të trimëruarë fatkeqësisht në parti lufte deri sa u siguruan qe tani mundë bëjnë distancimin e tyre të pa turpshëm .

Ashtu siq e bën dhe po e bëjnë edhe disa langareca anë e kënd partive kush haptazi e kush mēsheftazi….!!!