Arturo Vidal zbarkon te Interi

Arturo Vidal mund të quhet lojtar i ri i Interit.

Sport

20/09/2020 21:31

Mesfushori kilen ka zbarkuar në qendrën stërvitore të Interit, ku do t’i nënshtohet testeve mjekësore përpara zyrtarizimit.

Këtë e ka njoftuar vet faqja e Interit përmes rrjeteve sociale.

Negociatat mes zikaltërve dhe Barcelonës zgjatën disa ditë, por në fund marrëveshja u arrit dhe Vidal do të jetë nën drejtimin e Antonio Conte sezonin e ri. /Lajmi.net/