Arturo Vidal do dënohet nga Interi

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal do dënohet nga klubi pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Real Madridit dhe skuadra u mposhtë me rezultat 0 - 2.

Sport

26/11/2020 16:12

Kiliani bëri presion të lojtarët kundërshtare shkaku i një penallti dhe fillimisht gjyqtari e ndëshkoi me të verdhë, shkruan lajmi.net.

Pastaj, gjyqtari e ndëshkoi sërish me të verdhë, gjë që shkaktoi të ndëshkohet me të kuq sepse ai nuk u kthye.

Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari do dënohet edhe nga klubi italian, meqenëse i vendosi bashkëlojtarët në pozitë të vështirë duke i lënë me 10 lojtarë në fushë.

Tani, shpresat që Interi të kualifikohet në raundin tjetër janë shumë të vogla dhe mund të thuhet se i duhet vetëm një mrekulli sepse renditën në pozitën e fundit në tabelë me vetëm dy pikë./Lajmi.net/