Artisti i njohur ‘tallet keq’ me Robert Aliajn në festivalin ‘Kënga Magjike’
Është duke u mbajtur nata e parë e festivalit “Kënga Magjike 2018”.

ShowBiz
Në këtë natë kënduan edhe artistët, Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama me këngën “Si të flas”, që u mirëpritën nga publiku, shkruan lajmi.net.
Olsi përveç si këngëtar njihet edhe si humorist i cili pas performancës filloi batutat e tij kundër Robert Aliajt.
Bylyku tha se në prapaskenë takoi dhe një plakë me shami në kokë e shkop me vete, dhe kur e kishte pyetur se çfarë kërkonte aty, “ajo” i ishte përgjigjur se po konkuronte në Kënga Magjike, duke treguar se ishte Robert Aliaj.
Më pas gjithë publikoi filloi të qeshte me të. /Lajmi.net/
