Artistët shqiptarë me miliona në Youtube, por të dështuar në platformat tjera muzikore

Kanali, YouTube po vazhdon të mbetet njëra prej platformave matëse të suksesit të këngëve.

ShowBiz

02/01/2019 20:00

Këngë këto të blera apo të merituara, është ende temë diskutimi e gjerë dhe tejet e gjatë por pa një përgjigje të saktë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, artistët shqiptarë me të publikuar projekte të reja marrin miliona klikime në këtë platformë saqë vështirë se mund tu besohet.

Ndërsa disa të tjerë edhe pse kanë krijuar hite të mëdha, mundësia për të marrë miliona shikime në YouTube është shumë e vogël.

E nganjëherë nuk është e rëndësishme kënga sado e fuqishme të jetë por pamja dhe klipi që i tërheq shikuesit. Gjë kjo e cila është e pranishme pothuajse në shumë videoklipe të artisteve tona, duke lënë anash mesazhin që përcjellin.

Sido që të jetë, prej rrjetit YouTube shumë nga këngëtarët kanë bërë milionat në jetën e përditshme.

Një platformë në të cilën, yjet tona janë tejet të suksesshëm për një kohë të shkurtër me apo pa blerjen e klikimeve.

Nga ana tjetër, shumë nga VIP-at shqiptar janë të dështuar në platformat e tjera muzikore përfshirë, Spotify, Deezer e iTunes.

Kjo është kuptuar më së miri me publikimet që pak artistë të skenës muzikore i kanë sjell për audiencën.

Era Istrefi, Genta Ismajli, Mozzik dhe Butrint Imeri janë artistët e vetëm që kanë ndarë me ndjekësit sukseset e tyre sipas platformës së famshme, Spotify.

ERA ISTREFI

Jo më kot konsiderohet të jetë njëra nga femrat shqiptare më të suksesshme në botë dhe këtë e ka dëshmuar tanimë.

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka qenë mjaft e suksesshme edhe gjatë këtij viti që po e lemë pas.
Ajo u bë zëri i himnit të Kampionatit Botëror në Rusi me këngën “Livet it up”, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, projekt ky mjaft i dëgjuar gjatë gjithë verës.

Përpos kësaj, ajo solli edhe një sërë projektesh të tjera në gjuhën angleze të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku.

Suksesi i saj është i paraqitur edhe në platformat digjitale të muzikës si “Spotify” dhe “Apple Music”.
Ajo është dëgjuar mbi 96 milionë herë nga 19 milionë fansa nga 65 shtete të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar mbi katër milionë orë në këngët e saj.

“Faleminderit 2018, qëndroni gati për 2019”, ka shkruar Istrefi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BrF7B2DDeK6/?utm_source=ig_embed

GENTA ISMAJLI

Njëra nga artistet e cila i ka qëndruar besnike stilit të saj të muzikës është edhe Genta Ismajli.
Këngëtarja nga Gjilani, ka qenë mjaft aktive këtë vit me këngë e bashkëpunime të ndryshme.

E për këtë ka publikuar sukseset e saj përgjatë vitit 2018-të, ku lirshëm mund të thuhet se nuk ishte edhe aq keq.

Në bazë të kësaj, këngëtarja Ismajli është dëgjuar mbi 838 mijë herë ka afro 115 mijë fansa në 65 vende të ndryshme.

“JU DUA TË GJITHËVE”, shkruan ajo krahas fotos së shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e saj, Instagram.

https://www.instagram.com/p/BrWI0V1BysA/?utm_source=ig_embed

MOZZIK

Një artist i suksesshëm dhe mjaft i zëshëm për këtë vit ishte edhe reperi ferizajas, Mozzik.
I larguar nga grupi “On Records” në fillim të vitit 2018-të, Mozzik nxori një sërë projektesh dhe duetesh të pëlqyera.

Meqë mori miliona klikime në Youtube, reperi nuk ishte i keq as në Spotify pasi sipas publikimeve doli të jetë 58 milionë herë i kërkuar me 4 milionë fansa në 65 shtete të ndryshme.

E për këtë ai ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahin me anë të një postimi të publikuar në InstaStory.

Jo vetëm kaq, edhe në vitin 2019 reperi ka paralajmëruar gjëra të mëdha e koncerte të shumta pas një pauze që bëri në skenë.

BUTRINT IMERI

Këtë vit bujë të madhe në mediat rozë bëri edhe artisti, Butrint Imeri i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Meqë publikoi projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera, Imeri ‘pushtoi’ edhe platformën muzikore, YouTube me klikime.

Por jo vetëm kanalin, YouTube e që padyshim mund të thuhet se edhe në Spotify ka qenë mjaft “IN” dhe i dëgjuar.

Sipas publikimeve, 565 mijë është numri i fansave që kanë muzikën e tij, të cilët vijnë nga 65 shtete të ndryshme dhe kanë shpenzuar mbi 443 mijë orë në këngët e Imerit.

Ky është një sukses mjaft i madh për të e nuk diskutohet falë punës së madhe që bën për të arritur një gjë të tillë.

Kjo lë të nënkuptohet që vetëm këta pak këngëtarë që ua sollëm më lartë janë të suksesshëm në këtë platformë muzikore, numër ky mjaft i vogël krahasuar me numrin e artistëve që ka estrada.

E nga ana tjetër, publikimet në platformat e tjera, Deezer, iTunes nuk janë fare të disponueshme për yjet tona.

Në bazë të gjithë kësaj, në trojet shqiptare, YouTube është njëra nga platformat me mundësi të mëdha për këngëtarët pasi shikimet kapin miliona të jashtëzakonshëm e që edhe suksesi është i garantuar.

Nëse flasim për artistet shqiptare me famë në arenën ndërkombëtare sukses të njëjtë kanë edhe në platformat tjera muzikore ku kënga e tyre me tu lansuar shpërndahet në të gjitha platformat e mundshme muzikore.

Më poshtë ua sjellim statistikat marramendëse të Rita Orës, Dua Lipës dhe Bebe Rexhës në Spotify ku mund t’i vlerësojeni vetë me ato që ua servuam më lartë për një pjesë të vogël të artistëve të skenës tonë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrGHK_GHC_9/

https://www.instagram.com/p/BrDzeg_BZmB/

https://www.instagram.com/p/BrEQ8cVHcLS/

E.SH