Arteta zbulon planet e Arsenalit për merkaton e dimrit

Timonieri spanjoll ka dhënë informacionet për afatin kalimtar të janarit.

Sport

01/12/2021 16:18

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në një intervistë zbuloi se pritshmëritë e tij nuk janë edhe aq të mëdha për afatin kalimtar të dimrit, transmeton lajmi.net.

Arteta tha se nuk pret gjëra të mëdha, por klubi do të jetë gati të bëjë ndonjë transferim nëse krijohen mundësitë financiare.

“Siç e dini, ne kemi disa lojtarë me pak pasiguri në verë, kështu që ne duhet të planifikojmë se çfarë do të ndodhë tani dhe çfarë do të ndodhë në verë e ardhshme”.

“Ne nuk presim që të ndodhin gjëra të mëdha në afatin kalimtar të janarit, por do të jemi shumë vigjilentë në treg, të shohim nëse mund ta përmirësojmë ekipin”.

“Duhet të përgatitemi sepse gjërat mund të ndodhin, lëndimet ndodhin shpesh në këtë periudhë dhe ju duhet të jeni të përgatitur dhe të keni më shumë opsione”, tha Arteta.

Arsenali momentalisht zë vendin e pestë në Premier Ligë me 23 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/