Arteta: Xhaka do qëndrojë me ne, është lojtar çelës i skuadrës sonë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se mesfushori shqiptar Granit Xhaka nuk do largohet në verë.

Sport

01/08/2021 18:40

Xhaka u kërkuar me ngulm nga Roma e Jose Mourinhos, por dy klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët për kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Xhaka realizoi gol në miqësoren ndaj Chelseas dhe Arteta ka bërë të ditur se shqiptari nuk do largohet.

“Granit Xhaka do qëndrojë me ne. Është lojtar çelës i skuadrës sonë”, tha ai për TalkSport.

Ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Arsenal i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2025 me rritje të pagës dhe kanë besim që do kompletohet marrëveshja pasi refuzuan ofertën e Romës prej 12 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse./Lajmi.net/