Arteta “thyen” heshtjen dhe flet për deklaratwn e Xhakës pas ndeshjes ndaj Newcastle

Mikel Arteta është pyetur në lidhje me deklaratën e Granit Xhakes, tw dhënë të hënën mbrëma pas humbjes ndaj Newcastle United në kuadër tw Premier League.

Sport

21/05/2022 08:32

“The Gunners” me humbjen 2-0 të pësuar në “St. James Park” rrezikojnë seriozisht të mos marrin pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

E pikërisht për shkak të kësaj disfate, mesfushori shqiptar tha se, me kësolloj paraqitje, Arsenali nuk e meriton të luajë as në Europa League.

Kur u pyet për komentet e Xhakës, Arteta u tha gazetarëve: “Atë që bëjmë në dhomën e zhveshjes, nuk e komentojmë.Kur lejoni dikë përpara një mikrofoni kjo bëhet për të shprehur ndjenjat e tij. Duhet t’ia bëni pyetjen atij saktësisht se çfarë donte të thoshte ose kujt po iu drejtohej. Komentet janë të qarta. Preferoj të mos komentoj shumë për këtë, por kur i lejon njerëzit të flasin para mediave, duhet t’i lejosh ata të thonë atë që ndjejnë. Duke njohur Granitin, kjo është ajo që ai ndjeu”, tha trajneri.

Gunners janë dy pikë prapa Tottenhamit para ndeshjes së tyre të fundit të sezonit kundër Everton në Emirates Stadium.

Ata do të kenë nevojë për Norwich Cityin për të mposhtur rivalët e tyre, Tottenham Hotspur,  në Carrow Road në mënyrë që të bëjnë rikthimin në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/