Arteta konfirmon rikthimin e Aubameyang në Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është rikthyer në skuadër pas problemeve që mori me largimin e COVID-19.

Sport

19/01/2022 16:54

Gaboni doli pozitiv me COVID-19 para se të niste Kupa e Afrikës dhe nuk zhvilloi asnjë minutë për Kombëtaren në këtë turne, transmeton lajmi.net.

Stafi mjekësorë i Gabonit ka bërë me dije se Aubameyang ka probleme në zemër, ndërsa lojtari është rikthyer në Londër.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Arteta që tha se e kanë obligim që ta mbajnë të sigurt dhe në kushte të mira.

“Është në Londër dhe duke bërë disa testime sepse nuk kemi pasur qartësi nga Gaboni dhe arsyen që u rikthye”.

“Është obligimi ynë që të sigurohemi se do jetë i sigurt dhe në kushte të mira. Të shkojmë hap pas hapi dhe të sigurohemi se është në kushte të mira, pastaj shohim çfarë do ndodh”.

Ndërkohë, Aubameyang nuk ka luajtur për Arsenalin që nga 16 dhjetori, kur edhe iu hoq shiriti i kapitenit./Lajmi.net/